Tërmeti në Kosovë, Ministria tregon si duhet vepruar gjatë dhe pas lëkundjeve
Një tërmet i fuqishëm tronditi Kosovën mbrëmjen e së martës.
Sot, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u ka bërë thirrje qytetarëve se në rast të një tërmeti, së pari të ruhet qetësia dhe pastaj të veprojnë sipas këtyre udhëzimeve për të mbrojtur veten dhe të tjerët:
-Qëndroni të qetë dhe mos u panikosni.
-Futuni menjëherë nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
-Mbroni kokën dhe qafën me duar.
-Qëndroni larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien.
-Mos përdorni ashensorin.
-Nëse jeni jashtë, qëndroni larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve.
-Nëse jeni duke vozitur, ndaloni në një vend të sigurt dhe qëndroni brenda automjetit.
Pas tërmetit:
-Dilni me kujdes nga objekti vetëm nëse është i dëmtuar.
-Kontrolloni për të lënduar dhe njoftoni shërbimet emergjente nëse është e nevojshme.
-Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare nga institucionet përkatëse.
-Përgatituni për lëkundje pasuese. /Periskopi



