Tërmkolli: Turp, Albin trimi!

Tërmkolli: Turp, Albin trimi!

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti të thënë sot me rastin e protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997, shkruan Periskopi.

Tërmkolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se Kurti sot ofendoi popullin të cilët me guxim e dinjitet organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb.

“Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”.
Turp, Albin trimi!”, ka shkruar Tërmkolli.

Postimi i saj i plotë:

Turp, Albin trimi!
Albin Kurti: ”Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti“.
Respekt për studentët dhe protestën e 1 Tetorit 1997!
Respekt për protestën-marshin e grave të Kosovës më 21 prill 1996!
Turp për Albin Kurtin që edhe sot ka gjetë kohë të ofendojë një popull të tërë si frikacak e pa dinjitet, në një kohë (vitet 90-ta), kur shqiptarët me dijen, guximin e dinjitetin më të lartë kombëtar e politik organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb, për liri e shtet të pavarur.
Asnjë popull në botë nuk bëhet as trim as i dinjitetshëm me një akt proteste, po nuk qe i tillë!
Fundja, studentët ishin pjesë e këtij populli.
Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”.
Turp, Albin trimi!
#MT

Shpërndaje në: