Terry kërkohet nga 2 klube angleze
John Terry ka mundësi ta vazhdojë aventurën e tij shumë-vjeçare në Angli, pasi që për shërbimet e tij janë të interesuara 2 klube të Premier Ligës.
Menaxheri i Swansea City-t, Paul Clement i cili kishte punuar me Terryn kur ishin bashkë te Chelsea, është i gatshëm ta transferojë qendërmbrojtësin anglez. Klubi tjetër i interesuar për Terry-n është edhe Bornemouth që i kanë ofruar anglezit kontratë dy vjeçare.

John Terry e përfundon aventurën e tij në Chelsea pas 19 viteve të kaluara në Londër. /Periskopi/



