Testet e anti-dopingut në Botëror: Futbolli rezulton i ndershëm

Testet e anti-dopingut në Botëror: Futbolli rezulton i ndershëm

FIFA ka bërë me dije se se asnjë nga më shumë se 3000 mostra të testuara për doping para dhe gjatë Kupës së Botës në Rusi nuk rezulton pozitiv.

Janë 2761 mostrat e marra para nisjes së ndeshjeve dhe 626 gjatë tyre, i konsideruar si  numri më i madh i testeve anti-doping të kryera në historinë e kampionateve botërore.

Kontrolli është ushtruar në të gjitha rrethanat, njoftohet nga FIFA.

Mesatarisht, çdo lojtar është testuar 4.41 herë që nga fillimi i këtij viti dhe disa lojtarë janë testuar deri në tetë herë.

Të gjitha mostrat do të mbahen për 10 vjet për të qenë në dispozicion për testime të mundshme shtesë.

Ditë më parë u përfol se ishin lojtarët rusë ata të cilët mund të kishin përdorur substanca të ndaluara – referuar disa gjesteve të tyre me pambuk në hundë – por asgjë nuk rezultoi e vërtetë. Pra, çfarë është parë deri më tani në fushën e lojës, rezulton të jetë e ndershme.   

Shpërndaje në: