Teuta Haxhiu: Mania prej “perandori” e Kurtit, shkarkime bordesh në mesnatë e emërim i njerëzve të partisë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK-së ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka thënë përkundër shkarkimit me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës, shefrenimi i tij nuk ka të ndalur.

Ajo ka thënë se Kurti po vazhdon me vendime në orët e mesnatës, duke shkarkuar borde e duke emëruar në vendin e të shkarkuarve njerëzit e Vetëvendosjes.

“Edhe pse i shkarkuar me mbi dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, shfrenimi i Albin Kurtit nuk ka të ndalur. Shkelje të Kushtetutës nga mania për të qenë “perandori”, vendime të vazhueshme në orët e mesnatës e shkarkime bordesh. Skandaloz emërimi i tyre nga njerëz të VV. Ky është “vizioni” i tij për shtetndërtim. Këto veprime kundërligjore nuk janë vetëm elemente të qarta të kapjes së shtetit nga “emisarë politikë”, por cenojnë rëndë integritetin dhe kredibilitetin e njerëzve profesionistë nëpër ato borde, të zgjedhur edhe në koordinim me partnerët tonë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Haxhiu edhe më skandaloze i janë dukur deklaratat e ministres në detyre, Rozeta Hajdari, e cila ka thënë se bordet janë të përkohshëm dhe emergjentë.

“E për të qenë skandali akoma edhe më i vrazhdë, mjafton të lexojmë deklaratat pa kripë, të Rozeta Hajdarit, kur thotë se këto borde janë të përkohshme dhe emergjencë e pranverës. Ç’farë “shpikje” është kjo? Prandaj zhgënjimi i atyre që të besuan,veç sa ka filluar. “Shpresa” e 26% nuk kthehet kështu. Kështu vepron ai që pushtetin e do më shumë se Shtetin!”, ka shkruar Haxhiu.

Shpërndaje në: