Tha pyetne Selimin a kam qenë në UÇK: Më në fund, Selimi flet për Albinin në UÇK

Tha pyetne Selimin a kam qenë në UÇK: Më në fund, Selimi flet për Albinin në UÇK

A ishte Albin Kurti pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kjo është pyetja tjetër që po ‘mundon’ opinionin ditëve të fundit pas një deklarimi nga kryeministri i vendit.

Albin Kurti në seancën plenare të pardjeshme të Kuvendit të Kosovës u shpreh “pyetne Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën se a kam qenë në UÇK”.

Dhe, Sylejman Selimi tashmë është pyetur në lidhje me praninë e Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], përcjell Periskopi.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të,” ka thënë ai së fundi në një intervistë në ATV.

Ai po ashtu ka shtuar se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë i rrezikuar në zyren e Adem Demaçit në Prishtinë.

Sidoqoftë, nuk besohet që z. Kurti ka rrokur armët në dorë ashtu siç kishin rrokur shumë luftëtarë të kësaj ushtrie.

Për më tepër, në një intervistë që është bërë virale në media, Kurti deklaronte para lufte se nuk do ta kapte asnjëherë armën në dorë dhe se besonte në zgjidhje paqësore./Periskopi

Shpërndaje në: