Thaçi: Nuk do të ketë kushtëzime në dialogun me Serbinë
Presidenti Hashim Thaçi tha se ka një dakordim me BE-në dhe me zyrtarët e lartë amerikan, që të ketë një fillim të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai në Argument Plus ka treguar se sa i përket modaliteteve të dialogut me Serbinë, ;duhet të ulemi e të flasim;.
Thaçi tha se është kundër kushtëzimit të dialogut me Serbinë, sepse sipas tij, me kushtëzime nuk mund të fitohet asgjë.