Thaçi pas aksidentit në Minierën e Artanës bën thirrje që të ketë mbrojtje në vende pune

Thaçi pas aksidentit në Minierën e Artanës bën thirrje që të ketë mbrojtje në vende pune
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje te institucionet e Kosovës që të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur gjithmonë në vendet e tyre të punës, pas aksidentit në Minierën e Artanës ku kanë vdekur dy minatorë.
“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Facebook”.

Shpërndaje në: