Thaçi pritet si hero në Mitrovicë (FOTO)

Thaçi pritet si hero në Mitrovicë (FOTO)

Strukturat më të larta policore të kësaj drejtorie kishin dal në pritje të drejtorit të tyre, për t’i uruar mirëseardhje dhe suksese të mëtejme në punën e tij.“Ndjehemi krenarë me ty drejtor, të lumtë për qëndrimin dhe gjithçka tjetër”, thotë mes tjerash njëri prej udhëheqësve të policisë, pasi e puthë në të dyja faqet Thaçin, i cili u lirua më 1 nëntor nga paraburgimi në Serbi.

Nënkoloneli Thaçi nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës, por gjatë bisedës me kolegët e tij, ka porositur ata që pavarësisht arrestimit të tij nga autoritetet e Serbisë, të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës të trajtohen barabartë.Ai kërkoi nga të pranishmit punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave, në mënyrë që të arrihen suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Në anën tjetër, avokati Musa Damati, ka bërë të ditur për KosovaPress se arrestimi i Nehat Thaçit, përkatësisht nisja e procedurës penale ndaj tij, dhe vetëm një muaj më vonë mbyllja e rastit nga ana e Prokurorisë Speciale në Beograd, është indikatori më i mirë i cili tregon për regjimin e apart’heidit që ende aplikohet në Republikën e Serbisë.

Sipas tij, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të insistojnë që rastet e tilla të zgjidhen me një amnestim të përgjithshëm të të gjithë personave të cilët kanë qenë të involvuar në luftën e Kosovës.Ndryshe, Nehat Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë në Nish, dhe pastaj u tranferua në Beograd, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.

Shpërndaje në: