Thaqi: Do të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme

Thaqi: Do të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka folur pas takimit ndaj Drenicës, duke thënë se lojtarët kanë bërë disa gabime.

Tutje, Thaqi ka shtuar se këto gabime duhet t’i përmirësojnë dhe të vazhdojnë përpara.

“Shpresoj të përmirësojmë gabimet e sotme për duelet e radhës. Kemi pasur shumë ndeshje të forta si kundër Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit. Kjo ka ndikuar në këtë ndeshje. Drenica në pjesën e dytë u tërhoq, por i patëm rastet tona.

“Ky është futbolli, Drenicën e uroj për fitore. Ne me pak fat do të dilnim pa disfatë. Do të mundohemi të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Thaqi për Art Sport pas ndeshjes.

Malisheva në javën e tetë në Superligë do të përballet me Gjilanin.

Shpërndaje në: