Theret një person në Fushë Kosovë, Policia jep detaje
Një person është therur me thikë sonte në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”, tha ajo.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”./Periskopi



