Therje me thikë në Mitrovicë, policia jep detaje
Një therje me thikë ka ndodhur të enjten në Mitrovicë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se nga ky rast një person ka mbetur i lënduar, teksa i njëjti ka kërkuar edhe tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lenduar. Bazuar në informatat fillestare behet e ditur se viktima m/k/sh, ka kerkuar tretman mjekësor pasi në rrugen ” Mbretëresha Teutë” në një një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë. Njesitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, ka thënë Zahiti./Periskopi/



