Therje me thikë në Prishtinë, Policia jep detaje

Therje me thikë në Prishtinë, Policia jep detaje

Disa persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person ka përfunduar i lënduar nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, njoftoi Pllana. /Periskopi

Shpërndaje në: