Thiago Silva do të ketë ribashkim të sikletshëm me Tuchel te Chelsea, pas asaj që kishte thënë së fundmi për të

Thiago Silva do të ketë ribashkim të sikletshëm me Tuchel te Chelsea, pas asaj që kishte thënë së fundmi për të

Thiago Silva ishte lojtari i parë që i kushtoi tribut Frank Lampardit në rrjetet sociale, pas shkarkimit nga Chelsea.

Duke reflektuar në trajnerin i cili e transferoi atë në ‘Stamford Bridge’ këtë verë, qendërmbrojtësi u solidarizua me të duke e falënderuar për gjithçka.

Tash, gjermani Thomas Tuchel është në pole pozicion për ta zëvendësuar legjendën e klubit londinez në postin e trajnerit, transmeton Periskopi.

Ai pritet ta marrë drejtimin e Chelseat pas më pak se një muaji prej shkarkimit nga Paris Saint-Germain.

p1estjs3001gqegpnpklbru1b4jj.jpg

Silva ishte pjesë e PSG-së prej vitit 2012 deri më 2020 dhe, poashtu, kishte punuar me Tuchelin.

Dhe mbrojtësi kishte folur për ish-trajnerin e tij pas shkarkimit në dhjetor dhe, derisa komentet e tij ishin shumë të sinqerta, deklarata e tij nuk është shumë ngazëllyese për Tuchelin, me të cilin ai do të punojë përsëri.

”Është e vështirë, por e parashikova se ky shkarkim do të ndodhte,” pati thënë Silva për ‘RMC’.

”Jo tani, por të qenurit brenda, e dinim se kishte situata që duhej ndryshuar.

”Sipas mendimit tim, Leonardo mori situatën në duar, ai mori vendime.

”Nuk e dimë nëse ishte e mirë, nuk ishte aspak për Tuchelin dhe stafin e tij. Ky ndryshim nuk ishte i planifikuar për këtë kohë.”

Silva qartazi e përkrahu klubin për shkarkimin e trajnerit. Pak dinte ai se do të ribashkohej me të një muaj më vonë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: