Thomas Tuchel planifikon të aplikojë stërvitje në stilin ‘Big Brother’, kamera për të monitoruar gjithçka

Thomas Tuchel planifikon të aplikojë stërvitje në stilin ‘Big Brother’, kamera për të monitoruar gjithçka

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel planifikon të instalojë një stil ‘Big Brother’ të stërvitjeve në qendrën stërviore të klubit në Cobham.

Gjermani inovativ do ta dërgojë në një nivel tjetër fokusin në detaje, duke montuar tetë kamera në shtylla për të filmuar seancat stërvitore, transmeton Periskopi.

‘Të Kaltërit’ kanë aplikuar për leje plani për ta shfrytëzuar teknologjinë ‘analizë e lojtarëve’ në bazën e stërvitjeve, në mënyrë që të monitorohet skuadra e parë, skuadra e grave dhe skuadra e të rinjëve.

Tuchel e ka transformuar Chelsean në fitues të Champions Leagues, me mënyrat e tij inovative në stërvitje.

Tash, klubi dëshiron të shkojë edhe më larg duke i dhënë Tuchelit dhe stafit të tij mundësinë të shikojnë si po stërviten lojtarët dhe të japin verdiktet në kohë reale.

Në dokumentet e dërguara në këshillin komunal, agjentja e planit, Nancy Stuart: ”Klubi po mendon të ndryshojë gjendjen në qendër përmes kamerave rreth fushës, të cilat do t’ia mundësojnë trajnerëve të kenë më shumë materiale.

“Teknologjia ka luajtur një rol më të madh në stërvitjen në një gamë të gjerë sportesh vitet e fundit.

“Instalimi i kamerave në Cobham do të lejojë që seancat stërvitore të regjistrohen nga një sërë këndesh dhe lartësish.

“Konsiderohet se kjo zgjidhje është më e preferueshme se përdorimi i dronëve.

“Skema do të përdorë teknologjinë kryesore të kamerës dhe softuerit për t’u kthyer në zyrë për analiza të menjëhershme.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: