“Ti i pari,” “Jo, ti i pari”: Edi Rama ‘përlahet’ me kryeministrin holandez se cili të futet i pari

“Ti i pari,” “Jo, ti i pari”: Edi Rama ‘përlahet’ me kryeministrin holandez se cili të futet i pari

Edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Brdo të Sllovenisë për të marrë pjesë në samitin e organizuar nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Por, para se të futeshin brenda godinës, Rama që po ecte bashkë me homologun e tij holandez Mark Rutte, ngec.

Problemi ishte: cili të futej i pari?

“You go first,” [shq. ti nisu i pari] i thotë kryeministri shqiptar. Por, njëri ndër bllokuesit e liberalizimit të vizave, Rutte, insiston që Rama të shkojë i pari.

“No, no, no, you go first,” – ia kthen ai, dhe ecën mbrapa.

Shpërndaje në: