“Ti m’ke shti me dal fare, o moj pare, o moj pare” Koha kur Getinjo i këndonte parasë, e sot akuzohet se ka vjedhur 12 mijë franga

“Ti m’ke shti me dal fare, o moj pare, o moj pare” Koha kur Getinjo i këndonte parasë, e sot akuzohet se ka vjedhur 12 mijë franga

Zvicerania e cila po e akuzon reperen Loredana se ia mori asaj dhe burrit të saj rreth 1 milion franga, ka rritur volumin e akuzave.

Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane “20 minuten”.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

Siç shkruan media zvicerane, Petra Z ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për t’i kthyer përsëri paratë e saj.

Por, Getinjo, dikur i këndonte parasë madje në vargjet e tij e shprehte haptazi dashurinë ndaj parasë, por sot ai akuzohet se ka vjedhur 12 mijë franga.

“A e din sa shumë të dua
O moj pare, o moj pare
Krejt t’zezat për ty i boj
O moj pare, o moj pare
Ti m’ke shti me dal fare
O moj pare, o moj pare
Pa ty jetën s’muj me bo
O moj pare, o moj pare” ky ishte referni i këngës ‘O moj pare’ nga Getinjo.

Kjo këngë është klikuar mbi 18 milionë herë në Youtube. /Periskopi/

Shpërndaje në: