Tifozët e Liverpoolit i turren Kloppit, arsyeja Xherdan Shaqiri

Tifozët e Liverpoolit i turren Kloppit, arsyeja Xherdan Shaqiri

Liverpool u ndal në një barazim pa gola sonte kundër Bayern Munich në “Anfield Road”. 

Por pas ndeshjes tifozët e Liverpoolit kanë kritikuar trajnerin Jurgen Klopp për mos aktivizimin e sulmuesit me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri.

Në Twitter shumë tifozë kanë shkruar se Shaqiri do të duhej të luante mbrëmë.

“Ne kishim nevojë për Shaqirin, ai[Klopp] futi në lojë Milnerin dhe Origin,” ka komentuar një tifoz i Liverpoolit në twitter.

“Pse Shaqiri nuk po hyn në lojë?,” pyet një tjetër tifoz.

“I befasuar se si Shaqiri është akoma në bankë rezervë,” tha një tjetër tifoz i Liverpoolit.

Liverpoolit i duhet të arrijë barazim me gola ose fitore në Gjermani për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve./Periskopi/

 

Shpërndaje në: