Tifozët e Sunderland të çmendur pas Granit Xhakës (VIDEO)
Duket se Granit Xhaka po e shijon shumë aventurën e tij te skuadra e Sunderland.
Pas performancave të këtij sezoni, tifozët e Sunderland po e madhërojnë kapitenin e tyre. Pas barazimit 2-2 me Arsenalin, pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Sunderland nuk janë ndalur së brohorituri emrin e tij.
“Ne kemi Xhakën” kanë qenë thirrjet e tyre, ku edhe shumë analistë po e cilësojnë Xhakën si transferin më të mirë të sezonit ne Premier League.
Sunderland zë vendin e katërt me 19 pikë pas 11 xhirove./Periskopi/



