Tifozët rrezikuan shumë, tatuazhe në gjithë trupin për Anglinë kampione e botës

Tifozët rrezikuan shumë, tatuazhe në gjithë trupin për Anglinë kampione e botës

Tifozët ishin shumë të sigurt se Anglia do të fitonte trofeun e Kupës Botërore. Fitorja e thellë ndaj Panamasë me rezultat 6-1 nuk ishte krenari vetëm për të rinjtë e Gareth Southgate, por ishte gjithashtu edhe për kombin anglez.

Tifozët anglezë kishin filluar të krijojnë tatuazhe në trupat e tyre dhe një shembull i tillë është Jamie Richardson, raportoi “9gag”, transmeton Periskopi.

Ndërsa një tifoz tjetë Teddy Allen, ka nënshkruar në formë tatuje që Anglia do ta fitojë Kupën Botërore “World Cup Winners 2018”, si dhe në anën tjetër ka pikturuar fytyrën e kapitenit të Anglisë Harry Kane.

Të tjerë nuk kanë lënë pa e përfshirë edhe trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

Të shpresojmë se lojtarët anglezë do e shohin këtë, dhe do i nxit ata që të rrëmbejnë një fitore ndaj Belgjikës për vendin e tretë./Periskopi/

Shpërndaje në: