Tifozët serbë përleshen me ata shqiptarë në Austri pas ndeshjes Serbi – Zvicër, disa të arrestuar
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës ka sjellë tensione të mëdha në Graz të Austrisë.
Zvicra e mposhti 1 me 2 Serbinë në Rusi me dy golat e shënuara nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Përveç festës së shqiptarëve pas ndeshjes ka pasur edhe rrahje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në këtë qytet, që ka rezultuar me reagimin e policisë, që ka arrestuar disa prej tyre.
Këto janë disa pamje nga momenti i arrestimit të disa personave, si dhe festa e shqiptarëve me thirrjet, “O sa mirë me qenë shqiptar”.



