Tifozi i West Brom përfundon në burg, shkak fyerjet raciste në rrjetet sociale

Tifozi i West Brom përfundon në burg, shkak fyerjet raciste në rrjetet sociale

Një tifoz i skuadrës së West Brom është shpallur fajtor pasi ka drejtuar fyerje raciste drejt një lojtari të skuadrës që ai përkrah.

Simon Silwood ka thënë se mesazhi i tij për Romaine Sawyers ka qenë “budallallëk” dhe jo një fyerje raciste.

Silwood tashmë është dënuar për jetë që të futet në tribuna, nga skuadra e West Brom. Ai do të mbajë tani burg për 8 javë, përcjell Periskopi.

Po ashtu, tifozi 50 vjeçar është obliguar nga gjykata që të paguajë 128 funte për viktimën dhe një total prej 100 funteve si kosto për kompensime.

Racizmi ka qenë një problem i madh viteve të fundit në tribunat e futbollit anglez, por edhe në Itali. /Periskopi/

Shpërndaje në: