Tifozi kërcen si i ‘çmendur’ kur takoi Gareth Balen (Foto/Video)

Tifozi kërcen si i ‘çmendur’ kur takoi Gareth Balen (Foto/Video)

Një fans i ri i Uellsit sot e ka pasur fatin e botës. Ai përveç që e ka takuar idhullin e tij, Gareth Bale, ai e ka marr edhe një dhuratë nga lojtari. 

Videon e ka publikuar faqja zyrtare e Kombëtares së Uellsit, ku e tregon tifozin duke u takuar me lojtarin e pëlqyer.

Para se të fillonte stërvitja tifozi bërtiste me zë: “Ka vetëm një Gareth Bale’”.

Ish lojtari i Tottenhamit, tani pjesë e sukseseve të mëdha te Real Madridi u dal dhe u fotografua me fansin.

Madje ai i dha edhe fanellën që e kishte veshur duke i dhënë autograf.

Kur Bale i nënshkruante fanellën, tifozi e pyeti: “A je ti Gareth Bale?”.

Ylli iu përgjigj me shaka: “Jo jam fals”.

Shpërndaje në: