Tifozi kërkon diçka nga Muriqi para ndeshjes me Bullgarinë (FOTO)

Tifozi kërkon diçka nga Muriqi para ndeshjes me Bullgarinë (FOTO)

Kosova sot kreu seancën e parë stërvitore në ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes kualifikuese me Bullgarinë, e cila luhet të hënën nga ora 20:45.

Dhe një nga lojtarët më të disponuar ishte padyshim sulmuesi Vedat Muriqi, që po kalon në formën më të mirë në karrierën e tij me ekipin e Rizespor.

Dyert ishin të hapura për të gjithë ata që dëshironin të ndjeknin nga afër stërvitjen e ‘Dardanëve’, shkruan Periskopi.

Derisa stërviteshin një tifoz i kërkoi diçka interesante Muriqit: ”Muriq një gol të hanën”.

Sulmuesi shtatëlartë nuk hezitoi t’i përgjigjej dhe tha shkurt: ”Kismet”.

Muriqi shkëlqeu në stërvitjen e sotme të Kosovës, duke shënuar plotë katër gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: