Tiranë: Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë

Tiranë: Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë

Një çift me foshnjën e tyre tremuajshe po kalonin vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur nga një makinë.

Me semaforin që iu jepte përparësi, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 kilometra në orë, i goditi ata.

Gruaja V. K., 43 vjeçare dhe burri A. K., 48 vjeëar, bashkë me foshnjën ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia bëri të ditur se grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch

Shpërndaje në: