Tjetër problem me racizmin në Itali – tifozët e Juves ofenduan portierin e Milan, Maignan

Tjetër problem me racizmin në Itali – tifozët e Juves ofenduan portierin e Milan, Maignan

Italia nuk po arrin ta largojë racizmin nga tribunat e stadiumeve.

Shumë thirrje raciste u dëgjuan edhe në derbin mes Juventus dhe Milan, ku skuadrat luajtën baras 1:1.

Përveç Franck Kessie e Tiemoue Bakayoko, edhe portieri i Milan Maignan ka vuajtur nga fyerjet raciste, përcjell Periskopi.

Mediet italiane bëjnë të ditur se gjatë parapërgatitjeve për ndeshjen, tifozët kanë ofenduar portierin francez.

‘Biankoneri’ po bëjnë maksimumin për të identifikuar personat që bënin thirrje raciste drejt portierit, duke përdorur xhirimet e kamerave. /Periskopi/

Shpërndaje në: