Tmerri i Mendyt i kushton Chelseat, West Hami përdhosë kampionin e Evropës

Periskopi.com Sporti

Derbi i Londrës i ka takuar West Hamit.

West Ham United ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 3-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në min e 28′ me golin e Thiago Silvas.

Vendasit arritën të barazojnë në min e 40′ përmes Manuel Lanzinit që shënoi nga penalltia.

Ndërkohë krejt në fund të pjesës së parë në min e 44′ Mason Mount realizoi për 1-2.

Në pjesën e dytë ndodhi befasia ku vendasit shënuan dy herë për të arritur përmbysjen e rezultatin.

Jarred Bowen fillimisht shënoi në min e 56′ për të barazuar shifrat në 2-2.

Ndërsa rezultatin përfundimtarë 3-2 e vulosi Arthur Masuaku në min e 87′ për 3-2.

Chelsea tani ka 33 pikë në pozitën e parë, ndërsa West Hami ka 27 pikë në pozitën e katërt.