Top 5 mbledhjet e fuqishme sekrete, ndër këto mbledhje kishte marrë pjesë edhe Veton Surroi (Foto)

Top 5 mbledhjet e fuqishme sekrete, ndër këto mbledhje kishte marrë pjesë edhe Veton Surroi (Foto)

Këto janë pesë grupet sekrete ku organizojnë takime gjithashtu sekrete në të cilën diskutohen tema të ndryshme si politika, ekonomia apo ushtria. Po ashtu në këto takime marrin pjesë disa nga personalitete më të shquara botërore, raporton “Locklip”, transmeton Periskopi.

Committee300

5.Komiteti i 300

Komiteti i 300, i njohur gjithashtu si “The Olympians”, është një grup që thuhet se është themeluar nga aristokracia britanike në vitin 1727. Përkrahësit e teorisë që pretendojnë ekzistencën e Komitetit besojnë se është një këshill ndërkombëtar që organizon mbledhje që kanë të bëjnë me politikë, tregti, banka, media dhe përpjekjen e një ushtrie të centralizuar globale.

cremation_of_care

4.Zabeli Bohemian

Zabeli Bohemian është një vend kampim me sipërfaqe 2,700 hektarësh që gjendet në Avenue 20601 Bohemian, në Monte Rio të Kalifornisë, që i takon një klubi të artit të njerëzve me bazë në San Francisko, i njohur si Klubi Bohemian. Në mes të korrikut në çdo vit, ky grup sekret organizon mbledhje me disa prej burrave më të shquar në botë. Anëtarësimi i të gjithë meshkujve në Klubin Bohemian dhe lista e mysafirëve përfshin artistë, veçanërisht muzikantë, si dhe shumë liderë të shquar të biznesit, zyrtarë qeveritarë (duke përfshirë presidentët e SHBA’së), drejtuesit e lartë të medias dhe njerëz të pushtetit.

053014bilderbergagenda2

3.Grupi i Bildbergut

Grupi i Bildbergut, konferenca e Bilderbergut, takimet e Bilderbergut ose Klubi i Bildbergut është një konferencë vjetore private prej 120 deri në 150 njerëz të elitës politike europiane dhe amerikano-veriore, ekspertë nga industria, financa, akademia dhe media, të themeluar në vitin 1954. Publicisti dhe biznesmeni i njohur Veton Surroi kishte marrë pjesë në takimin e organizuar nga ky grup në vitin 2000. Ky takim ishte mbajtur në Bruksel dhe kishte zgjatur 1-3 qershor të vitit 2000.

bilderberg2

2.Komisioni Trilateral

Komisioni Trilateral është një grup diskutimi jo-qeveritar dhe jo-partiak, i themeluar nga David Rockefeller në korrik të vitit 1973, për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë mes Amerikës së Veriut, Evropës Perëndimore dhe Japonisë.

Trilateral.svg_

1.Davos

Davos është mikpritës i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), një takim vjetor të elitave politike dhe të biznesit global (i referuar edhe si Davos). Në fund të çdo viti ky forum shërben si vendi i turneut vjetor të hokejit të Kupës Spengler Cup, i organizuar nga skuadra lokale e hokejve të HC Davos./Periskopi/

Davos_Winter-768x784

Shpërndaje në: