Topi i cili do të përdoret në Champions League edicionin e ardhshëm është shumë i veçantë

Topi i cili do të përdoret në Champions League edicionin e ardhshëm është shumë i veçantë

Champions League ka qenë një kompeticion që na ka dhuruar momente jashtëzakonisht emocionale këtë fushatë.

Nga rrugëtimi impresiv i Ajaxit, te përmbysja magjike e Liverpoolit kundër Barcelonës, ky kompeticion ka qenë thjesht brilant, shkruan Periskopi.

Finalja e madhe e kësaj fushate luhet më 1 qershor, derisa Liverpooli dhe Tottenhami do të duelojnë për çmimin më prestigjioz të futbollit në Evropë.

Stadiumi i ri i Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano” do të jetë nikoqir i sfidës gjigante.

Siç ndodh çdo edicion, edhe në të ardhshmin topi me të cilin do të zhvillohen përballjet do të ketë pamje të re.

Kujtojmë se këtë fushatë ishte ngjyrë të kaltër me të bardhë, ndërsa edicionin e ardhshëm do të ketë llojllojshmëri të ngjyrave.

Në sipërfaqja e bardhë me logon e “Adidasit”, topi do të ketë një dizajn të ri me ngjyra mjaftë të spikatura. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: