Tragjedi në Prizren: Vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

Tragjedi në Prizren: Vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

Një 24 vjeçar dyshohet se i ka marrur jetën vetës në Lubizhd të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përcjell Periskopi.

Policia e ka pranuar informatën rreth orës 18:00.

Konfirmimi i plotë i policisë:

Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së  tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML.

Shpërndaje në: