Tragjedia në Zvicër, Maliqi: Një shqiptar dogji duart duke tentuar të shuajë flakët
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një autobus në Zvicër.
Policia dyshon se zjarri mund të ketë qenë akt i qëllimshëm, pasi sipas informatave zyrtare, raportohet se një pasagjer derdhi karburant mbi veten brenda autobusit, duke i vënë kështu më pas flakë vetes, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari që vepron në Gjenevë, Nefail Maliqi, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se incidenti kishte ndodhur të martën pasdite.
Ai tha se në vendin ku ndodhi rasti, jetojnë rreth 200 shqiptarë.
“Në vendin e ngjarjes ka qenë një shqiptar, i cili ka djegur edhe duart për t’ia shuar flakët personit. Por ka shpëtuar”, u shpreh Maliqi.
Ndërsa sa i përket rastit, gazetari tha se po dyshohet se është akt terrorist./Periskopi/



