Tragjeditë në bregdetin shqiptar nuk kanë të ndalur, babë e bijë i rrëmben uji

Tragjeditë në bregdetin shqiptar nuk kanë të ndalur, babë e bijë i rrëmben uji

Një 40-vjeçar humbi sot jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e ujit në plazhin e Divjakës.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”.

Bëhet e ditur se 40-vjeçarin E.B. dhe vajzën e tij të mitur 7-vjeçe i rrëmbeu uji nga pakujdesia teksa ishin duke u larë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty ndërhynë, por arritën të shpëtonin vetëm vajzën e tij të mitur.

Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij, e për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.

 

Shpërndaje në: