Tragjike: Trajneri goditet nga rrufeja dhe humb jetën në fushë

Tragjike: Trajneri goditet nga rrufeja dhe humb jetën në fushë

Futbolli bullgar është në zi.

Trajneri i një skuadre futbolli është goditur për vdekje nga një rrufe gjatë një ndeshje.

Agjencia shtetërore e shtypit ‘BTA’ ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në një miqësore mes Lesichovo dhe Chernogorovo.

Ivan Ranchev, 41 vjeç, trajneri i ekipit mik, ka humbur jetën në vend nga një rrufe kur një stuhi e fortë ka goditur vendin ku po zhvillohej ndeshja.

Ambulanca është dërguar menjëherë, por mjekët kanë mundur vetëm të konfirmojnë humbjen e jetës. /Periskopi/

Shpërndaje në: