Trajkoviq: Kurti po sillet sikur Serbia të ishte ndarë nga Kosova

Trajkoviq: Kurti po sillet sikur Serbia të ishte ndarë nga Kosova

Rada Trajkovic, ka reaguar pas takimeve që kanë ndodhur dje në Berlin në mes të Kurtit dhe Vuciqit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Trajkovic ka thënë se që negociatat të jenë të suksesshme atëherë kryeministri Kurti duhet të ulë vetëvlerësimin e tij.

Sipas Trajkoviqit shefi i Qeverisë kosovare po sillet sikur “Serbia të jetë ndarë nga Kosova dhe jo anasjelltas”.

“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas. Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.

Shpërndaje në: