Trajneri i Bullgarisë e pranon: Kemi frikë nga Kosova

Trajneri i Bullgarisë e pranon: Kemi frikë nga Kosova

Kosova do të luajë kundër Bullgarisë, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Në anën tjetër, bullgarët tashmë e kanë zhvilluar një ndeshje, në të cilën në fushën e tyre barazuan 1:1 me Malin e Zi.

Përzgjedhësi i Kombëtare bullgare, Petar Hubchev, pas asaj ndeshjeje ka thënë se e ka parë Kosovën duke luajtur dhe është shprehur i vetëdijshëm se futbollistët e tij do ta kenë shumë vështirë.

“E kemi analizuar Kosovën, e kemi parë atë, e pamë ndaj Danimarkës, kanë një ekip shumë serioz”, ka thënë Hubchev në konferencën pas ndeshjes.

Trajneri bullgar ka veçuar 25 minutat e fundit të ndeshjes, kur Kosova shënoi për 2:1. “Ata treguan karakter në 20-25 minutat e fundit”, ka shtuar Hubchev.

Përveç Kosovës e Bullgarisë, në Grupin A kualifikues gjenden edhe Anglia e Çekia.

Shpërndaje në: