Trajneri i Porto paralajmëron Milanin: Duam të fitojmë

Trajneri i Porto paralajmëron Milanin: Duam të fitojmë

Sergio Conceicao ka dhënë disa komente lidhur me ndeshjen e radhës në Champions League.

Trajneri i Porto e vlerëson skuadrën e Milan si të fortë, megjithatë shprehet se skuadra e tij dëshiron fitoren.

“Do t’i qasemi ndeshjes siç bëjmë gjithmonë, duke provuar të fitojmë dhe të tregojmë karakteristikat tona”, ka thënë Conceicao, transmeton Periskopi.

“Po flasim për një klub që ka fituar shtatë herë Champions League. Janë të fortë”, shtoi portugezi.

Fitorja është jetike për të dy skuadrat. Kjo ndeshje pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. /Periskopi/

Shpërndaje në: