Trajneri i Portugalisë i kërkon falje lojtarit të tij: Harrova që e kisha në bankën rezervë

Trajneri i Portugalisë i kërkon falje lojtarit të tij: Harrova që e kisha në bankën rezervë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Çekisë dhe Portugalisë.

Trajneri i mysafirëve Fernando Santos nuk ishte në dijeni se kush ishte në pankinë.

Rasti nuk do të dilte në dritë, natyrisht, nëse nuk do të ishte komenti i vetë Fernando Santos në konferencën për shtyp. Portugezi vendosi t’i kërkojë falje lojtarit që nuk e aktivizoi.

“Kam harruar se kisha Tiago Djalo në pankinë, më vjen keq për të”, u tha Santos gazetarëve në një konferencë për shtyp.

“Djalo duhet të hynte në lojë, kam besim të plotë tek ai”, shpjegoi trajneri portugez.Tiago Djalo është ende në pritje të debutimit në kombëtare. Një tjetër mundësi për të është të martën.

Shpërndaje në: