Trajneri i Shqipërisë e konfirmon: Taulant Xhaka e refuzoi ftesën tonë

Trajneri i Shqipërisë e konfirmon: Taulant Xhaka e refuzoi ftesën tonë

Selektori i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, nuk ka mbajtur të fshehur pakënaqësinë e Taulant Xhakës.

Italiani ka thënë se lojtari i Basel ka refuzuar t’i bashkohet kombëtares në grumbullimin e tetorit.

Edhe pse me dy mesfushorët Laçi dhe Abrashi të dëmtuar, rikthimi i Taulant Xhakës nuk ka ndodhur.

Kjo tregon se mesfushori i Baselit i ka larë duart me Kombëtaren shqiptare pasi edhe me një mesfushë të zbuluar Xhaka nuk është grumbulluar. Për këtë foli edhe Reja:

“E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai ka refuzuar vazhdimisht”, tha Reja, përcjell Periskopi.

“Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa”, shtoi tutje ai.

“Ndoshta ka vendosur të përkushtohet te klubi i tij, por kjo është zgjedhje personale. Më vjen keq, pasi mund të na jepte një dorë në këto momente”, ishin fjalët e trajnerit. /Periskopi/

Shpërndaje në: