Trajneri më i dobët i Botërorit: As lojtarët nuk e dinë se kush do të luajë nga fillimi!

Trajneri më i dobët i Botërorit: As lojtarët nuk e dinë se kush do të luajë nga fillimi!

Jorge Sampaoli ka folur në prag të sfidës vendimtare të Argjentinës që do ta luajë kundër Nigerisë

Argjentina duhet ta mposht Nigerinë nëse dëshiron që akoma të jetë pjesë e Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Jorge Sampaoli është trajneri më i kritikuar në ‘Rusi 2018’ pas dy ndeshjeve të para të Argjentinës, e cila arriti të fitojë pikë vetëm kundër Islandës.

“Ka qenë një javë shumë e vështirë për ne. Tani e gjejmë veten në një ndeshje ku luajmë gjithçka për gjithçka. Kundër Nigerisë do të luajnë ata futbollistë që kanë më shumë eksperiencë, sepse ndodhemi në një moment delikat,” ka thënë Sampaoli.

“Duhet të luajmë me zemër dhe jam i bindur se do kapim 1/8-at e Botërorit. Kritikat nga lojtarët? Nuk flas për gjëra të cilat nuk ekzistojnë, nuk më interesojnë të tilla lajme në rrjetet sociale.

“Formacionin e kam të qartë në mendje, por nuk mund të them asgjë ende. As lojtarët nuk e dinë se kush do luajë,”./Periskopi/

Shpërndaje në: