Transportoi 4 ton kokainë në SHBA, arrestohet ish-ylli që luajti në La Liga

Transportoi 4 ton kokainë në SHBA, arrestohet ish-ylli që luajti në La Liga

Ish-futbollisti Jhon Viafara është arrestuar ditën e djeshme si i dyshuar për trafikim droge.

40-vjeçarit i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Southamptonit dhe Portsmouthit në Angli si dhe Real Sociedadit në La Liga, iu vunë prangat në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale.

Viafara dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA.

Kolumbiani 40-vjeçar, që dyshohet të jetë anëtar i një karteli lokal të drogës, ka luajtur edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë, në mes të viteve 2003-2010.

Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Shpërndaje në: