Trazirat në Bashkësine Islame të Shkupit: Është e pamundur që Sulejman Rexhepi të takohet me Skender Buzakun

Trazirat në Bashkësine Islame të Shkupit: Është e pamundur që Sulejman Rexhepi të takohet me Skender Buzakun

Zëdhënësi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Agron Vojnika në pyetjen e “Makfaks” nëse do të ketë kompromis mes Sulejman Rexhepit dhe Skender Buzakut tha se ky takim nuk është s’është i mundshëm.

Kreu aktual i BFI-së sot erdhi në zyrë por nuk dëshironte të komentojë asgjë në lidhje me pretendimet e Skënder Buzakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rexhepi tha se do të ketë takim me Kiro Stojanov, peshkopin e Peshkopisë së Shkupit, i cili gjithashtu arriti në BFI dhe se nuk ka pasur kontakt me asnjë parti politike. Në BFI arriti edhe sekretari i përgjithshëm.

Ndryshe, trazirat në BFI nisën gjatë pasdites së djeshme kur Skender Buzaku pretendonte se nga dita e sotme është në krye të BFI-së për shkak se ka vendim gjyqësor dhe se kjo duhet respektuar. Sulejman Rexhpi akuzoi Komisionin për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve fetare se asnjëherë s’do ta pranojë drejtorin e komisionit, Darijan Sotirovski

Shpërndaje në: