Tre orë takim midis Ramës e Bashës, pa marrëveshje

Tre orë takim midis Ramës e Bashës, pa marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, i zhvilluar në Presidencë.

Burimet bëjnë të ditur se Rama dhe Basha nuk kanë arritur në një zgjidhje konkrete.

Ata gjatë takimit kanë ripërsëritur qëndrimet e tyre të mëparshme. Takimi që nisi në orën 10:00 të paradites dhe që zgjati rreth 3 orë, u thërrit nga Presidenti Bujar Nishani me qëllim gjetjen e dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend. I pari që doli nga Presidenca ishte Kryeministri Edi Rama, i cili nuk preferoi të jepte asnjë prononcim për gazetarët dhe u largua në këmbë drejt Kryeministrisë. Në këtë takim, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Gramoz Ruçi, ndërsa Lulzim Basha nga Edi Paloka./Dita.al/

Shpërndaje në: