Tre persona rrëmbejnë pronarin e një lokali në Drenas, e dërgojnë në pyll dhe e rrahin

Tre persona rrëmbejnë pronarin e një lokali në Drenas, e dërgojnë në pyll dhe e rrahin

Një person dyshohet se është rrahur nga tre persona të tjerë në Drenas.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të panjohur e kishim marrë me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll, ku e kishin sulmuar, duke i shkaktuar lëndime dhe më pas viktima ka arritur të largohet prej personave të dyshuar.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor dhe është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: