Tre të arrestuar në Gjilan, sulmuan me mjete të forta tri gra dhe një burrë

Tre të arrestuar në Gjilan, sulmuan me mjete të forta tri gra dhe një burrë

Janë arrestuar tre persona në Gjilan, pasi të njëjtit me mjete të forta kanë sulmuar tri gra dhe një burrë.

Policia bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: