Tre të arrestuar për heroinë në Viti

Tre të arrestuar për heroinë në Viti

Tre persona janë arrestuar dje në mesditë në Komunën e Vitisë.

Sipas Policisë së Kosovës, ata dyshohet se posedonin substancë narkotike të llojit heroinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe  janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë”, thuhet në raport.

Pas bastisjes së njërit prej të dyshuarve, janë gjetur edhe lloje te tjera të substancave narkotike dhe një revole.

“Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në: