Treni godet një veturë në afërsi të Aeroportit, policia jep detaje

Treni godet një veturë në afërsi të Aeroportit, policia jep detaje

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një aksident në Sllatinë.

Të dielën në ora 19:50 ka ndodhur një aksident në Sllatinë në mes të trenit dhe një veture.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit , Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit”, ka bërë të ditur Hoxha.

Sipas tij, në këtë aksident është përfshirë vetura e tipit “Audi”, ku për pasojë ka pësuar lëndimet shoferi, ndërkaq në veturë ishin pesë persona e në mesin e tyre tre fëmijë.

“Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, tregoi tutje Hoxha për lajmi.net.

Hoxha ka bërë të ditur se, përveç njësive policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes, atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal te Policisë të cilët janë marr me rastin.

Shpërndaje në: