Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur rëndë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.

Disa nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend, ndërsa disa të tjerë u dërguan menjëherë në spital. Shoferi i autobusit “ishte i fundit që u lirua, sepse ishte i bllokuar”, sipas të njëjtit burim.

Aksidenti ndodhi në qendër të zonës së madhe portuale të Hamburgut, në një kalim të pambrojtur, “për arsye që ende nuk janë sqaruar”, njoftoi policia, duke shtuar se burri që u vra “vdiq nga plagët e marra në vendngjarje”, raporton euronewsal, transmeton Periskopi,

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore i policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetim.

Sakaq, një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusëve. /Periskopi

Shpërndaje në: