Tri banesa, shtëpi, tokë: Kjo është pasura e Glauk Konjufcës

Tri banesa, shtëpi, tokë: Kjo është pasura e Glauk Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë për vitin 2024.

Në regjistrat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionin, Konjufca ka deklaruar tri banesa, shtëpi, dhe disa parcela tokë.

Ai ka deklaruar si të tijen një banesë 99.41 metra katror me vlerë 60, 93 euro.

Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe dy banesa tjera si pronësi të prindërve.

Bëhet fjalë për një banese 59 metra katror dhe një tjetër 115 metra katror me vlerë prej 92 mijë euro.

I pari i Kuvendit ka deklaruar edhe tri parcela tokë, një 50 ari, një 17 ari dhe një 12 ari.

Po ashtu, ai ka deklaruar në bashkëpronësi edhe një shtëpi 130 metra katër 45 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar edhe pasuri të lujtshme.

Ai ka deklaruar veturë të tipit Chevrolet e blerë nga kursime në vitin 2023.

Gjithashtu, kryekuvendari ka deklaruar edhe 61 mijë euro kredi.

Konjufca i ka deklaruar edhe të ardhurat e tij mujore.

Shpërndaje në: