Tri raste të dhunës në familje në kryeqytet

Tri raste të dhunës në familje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit, që kanë ndodhur në disa familje në Prishtinë.

Një femër në Prishtinë, ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është nën hetime, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje në raport thuhet se edhe një femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiçike ndaj viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet tutje në raport.

Shpërndaje në: