Tronditëse: Shpallet fajtor superylli Kelly për trafikim seksual

Tronditëse: Shpallet fajtor superylli Kelly për trafikim seksual

Një juri e ka shpallur fajtor superyllin e muzikës R&B R Kellyn se ishte kryemafiashi i një skeme dekadëshe të haraçit dhe trafikimit seksual që grabiste vajza zezake dhe fëmijë zezakë.

Këngëtari keqbërës u gjet fajtor për nëntë pika të aktakuzës pas një kohe të gjatë duke i ikur një numri të madh përgjegjësish kriminale për një numër të madh aktakuzash.

Paneli i përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra nisi të merrte vendimin prej të premtes së kaluar kur prokurorët dhe avokatët mbrojtës kishin përfunduar argumentet mbyllëse, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Në gjyq ishin prezantuar deshmi shokuese që tregonin se si Kelly kishte abuzuar me gra, vajza dhe djem. Kjo skemë kriminale kishte zgjatur qe dy dekada.

Kelly ishte bërë i njohur për superhitin e tij “I believe I can Fly”./Periskopi/

Shpërndaje në: